Gjashtë granata dorë, dhe uniforma të Policisë së Kosovës janë gjetur në një shtëpi të baraktisur në një fshat të Zubin Potokot.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për trajtimin e mjeteve shpërtheyese.
“Më datë 10.02.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit kane pranuar informacion se ne një shtëpi te braktisur ne fshatin Dobroshevina Zubin ka mjete te dyshuara ilegale. Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 6 granata dore, 1 maicë dhe 2 këmisha te Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.