Gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë – mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.
Njësia e hetimeve të Mitrovicës së Jugut kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani.
26 vjeçari u ther për vdekje nga dy të dyshuar, në orët e para të së shtunës, ndërsa autorët e vrasjes ende nuk janë kapur.