Policia gjermane: I dyshuari për therjen me thikë në Berlin kishte planifikuar të vriste hebrenj

Prishtinë | 22 Shk 2025 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Një 19-vjeçar sirian i dyshuar për therjen me thikë të një turisti spanjoll në Memorialin e Holokaustit të Berlinit kishte planifikuar për disa javë të vriste hebrenjtë, beson policia e Berlinit.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku sulmuesi iu afrua viktimës 30-vjeçare nga prapa para se ta godiste me thikë dhe të largohej nga vendi i ngjarjes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Një burrë u arrestua aty pranë pasi policia vuri re njolla gjaku në duart dhe veshjet e tij.

I dyshuari mbante një qilim lutjeje, një kopje të Kuranit dhe armën e dyshuar në çantën e shpinës, duke sugjeruar kështu që therja erdhi nga “motive fetare”, tha policia.

Ndryshe, pasi u dërgua në spital me plagë të rënda në qafë, viktima i është nënshtruar një operacioni dhe është futur në gjendje kome të induktuar, por jeta e tij nuk është më në rrezik.

Të ngjashme