Policia gjobit 24-vjeçarin me 400 euro dhe heqje të patentë shoferit për 10 muaj, bëri gara në rrugë

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Rajonit të Ferizajt, ka gjobit me 400 euro një 24-vjeçar, pasi i njëjti kishte bërë gara me një veturë tjetër, pas orës 01:00 të së martës, duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, organet e rendit ia kanë hequr patentë shoferin për dhjetë muaj si dhe i kanë vendosur pikë negative.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 11.06.2024 rreth orës 01:13 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare të Ferizaj ka ndaluar shoferin : Ç.F (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 400 euro, 4 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 10 muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, shoferin e veturës tjetër, policia nuk ka arritur ta kap, pasi i njëjti ka ikur duke e lënë veturën në rrugë.

“Ndërsa, shoferi i veturës tjetër Peugeot me targa vendore ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin policia është në kërkim të tij. Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, theksohet në njoftim.

Organet e rendit sërish ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe t’i lajmërojnë të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, derisa të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme