Policia e Kosovës ka shqiptuar 406 tiketa për qytetarët në bazë të ligjit anti-COVID-19.
Siç njofton PK në raportin 24-orësh, janë shqiptuar 406 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Po ashtu Policia ka shqiptuar edhe 941 tiketa për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.