Njësiti patrullues i Policisë Kufitare ka ndaluar të dyshuarin mashkull me nënshtetasi Italiane tek i cili kanë gjetur dhe konfiskuar 6.8 gram marihuanë.
Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit.