Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në raste vjedhjeje, si rezultat i hetimeve të zhvilluara gjatë kësaj jave dhe bashkëpunimit me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.
Njëri nga të dyshuarit, E.B. nga Fushë-Kosova, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën penale. Në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, dy të dyshuarit O.S. dhe A.D. po ashtu kanë pranuar kryerjen e veprës pas intervistimit. Për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e vendosur dhe e palëkundur në luftën kundër krimit dhe vazhdon punën për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.