Me datën 11.11.2024 rreth orës 14:10, derisa polici në detyrë po qarkullonte me veturën zyrtare të policisë në rrugën “Tahir Sinani ” në Shtime, ka hasur një person , ku si rrjedhojë e një mosmarrëveshje kishte filluar të sulmonte fizikisht një person tjetër që ishte në veturën e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policit, i cili e ka arrestuar të dyshuarin për sulm fizik dhe e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime.
Gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit me inicialet H.A ( M/K) i moshës 64 vjeçar është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 5 fishkë.
I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë.
Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.