Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK- së, Xhavit Haliti, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me rastin që ndodhi në Kuvend më 18 maj të këtij viti.
Haliti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sulmit ndaj deputetit nga radhët e LDK- së, Arben Gashi.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.
Lidhur me këtë ngjarje, më 29 maj të këtij viti ka dhënë deklaratë në Polici edhe Arben Gashi, në cilësinë e të dëmtuarit.