Policia italiane po kërkon njëmbëdhjetë të dyshuar pas kërcënimeve me vdekje përmes mediave sociale, drejtuar presidentit Sergio Mattarella.
Një numër postimesh dhe mesazhesh ofenduese u postuan në rrjete të ndryshme sociale midis prillit 2020 dhe shkurtit 2021.
Autoritetet thonë se ata po dyshojnë për një “rrjet i organizuar i lidhur me të djathtën ekstreme” qëndron pas fyerjeve dhe kërcënimeve në internet, transmeton Euronews.
Lidhur me rastin, kërkimet janë kryer në disa qytete italiane duke përfshirë Romën, Torinon dhe Bolonjën, pohuan karabinierët këtë të martë.
Të gjithë dyshuarit janë të moshës midis 44 dhe 65 vjeç, dhe të paktën tre prej besohet të jenë anëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë, duke përfshirë një profesor 53-vjeçar të universitetit, për të cilin autoritetet dyshojnë se ka lidhje të ngushta me “grupe supremaciste dhe antisemite e militantë” në rrjetin social rus, VKontakte.
Po ashtu, pjesë e këtij grupi prej 11 të dyshuarve janë edhe dy gazetarë, një punonjës administrativ i një spitali në Romë dhe një student.
Nëse vërtetohen këto dyshime, fyerjet ndaj presidentit dënohen me një deri në pesë vjet burgim në Itali.
Ndërkaq, kërkimet kanë pasuar nga një hetim i filluar në gusht të vitit të kaluar nga Prokuroria Publike e Romës, pasi një 46-vjeçar nga Lecce u akuzua gjithashtu për kërcënim të Presidentit Mattarella në Twitter.
Përndryshe, Mattarella u zgjodh në krye të shtetit nga parlamenti për një mandat shtatëvjeçar në shkurt të vitit 2015.