Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes mes një veture dhe një kamioni që transportonte mallra në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën jetën dy gra nga Shqipëria.
Polica e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar njëra nga viktimat ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra rrugës teksa po dërgohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Prizrenit.
I lënduar mbeti edhe shoferi i kamionit.
“Autostrada Ibrahim Rugova, 12.12.2025 – 07:40. Si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një kamioni, dy femra shtetase të Shqipërisë që kanë qenë në veturë, kanë humbur jetën. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i kamioni mashkull kosovar i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.