Policia jep detaje nga krimi makabër në Pejë

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Një grua është vrarë në Pejë pasditen e së premtes, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

I dyshuari për këtë ngjarje makabër është U. H. nga Peja. Burime e afërta me familjen, i kanë thënë Sinjalit në kushte anonimiteti se konflikti mes të dyshuarit U.H. dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të tij se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Por ju mbetet autoriteteve të rendit që ta konfirmojnë motivin dhe rrethanat e tjera.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog”. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar.

Rugova ka thënë po ashtu se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Të ngjashme