Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë, dy persona kanë mbetur të lënduar

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku në ems dy automjetesh ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Policia ka njoftuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se me datën 10.05.2020 rreth orës 17:40 në Prishtinë në rrugën “Ukshin Hoti” është shkaktuar një aksident trafiku në mes dy automjeteve, Golf 5 dhe Land Rover. Njësitet kompetente policore dhe ato të trafikut i janë përgjigjur rastit dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore. Dy persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe të nëjjtit janë përcjellë për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha

Të ngjashme