Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Podujevë ku humbën jetën dy persona

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Surkish të Podujevës, ku humbën jetën dy persona.

Sipas raportit të Policisë, dyshohet se drejtuesi i një veture me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i veturës me targa të huaja dhe pasagjeri që ndodhej me të kanë humbur jetën.

“Vozitësi mashkull kosovar me veturë me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur veturën e vozitësit mashkull kosovar. Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë vdekur”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, drejtuesi i veturës tjetër ka marrë tretman mjekësor dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Të ngjashme