Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, pasi u arrestua sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka treguar në detaje në lidhje më arrestimin e këngëtares Fjolla Morina dhe lirimin e saj pas vendimeve të organeve të drejtësisë .
“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, ka thënë Hoxha.