Ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit i është djegur dje vetura.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit 24-orësh rreth këtij rasti.
Këtu thuhet se zjarri ka kapluar dy vetura që ishin të parkuara në rrugën “Nora e Hoti:.
“ Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se në rrethana të pa njohur në zjarr u janë përfshirë dy veturat e tyre, të cilat ishin të parkuara. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Mefail Bajqinovci të hënë ka njoftuar se në momentin kur ka ndezur , automjetin e ka marrë zjarri.
“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal. I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”, ka shkruar Bajqinovci.