Një person ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë pasi ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar kimikate higjienike.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, ku duke tentuar te vetëvritet patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën i cili ishte në gjendje stabile, si dhe dëshmitaren me të cilën viktima ishte në lidhje dashurie.
“Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh të njëjtën e cila më pas e ka gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku edhe i është ofruar tretmani mjekësor. Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të njëjtën. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit, si dhe hetimet rajonale dhe prokurori kujdestar”, thuhet në komunikatën e policisë.
Gjendja e viktimës vazhdon të mbetet stabile, si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve. Rasti po vazhdon të hetohet.