Ekonomia Online
FUNDIT

Policia jep detaje për gjetjet mortore në Prekaz

Policia jep detaje për gjetjet mortore në Prekaz

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë të enjten se ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave, gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt. Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. “Njësitet e DHKRL-së së bashku me komisionin […]

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë të enjten se ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave, gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt.

Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

“Njësitet e DHKRL-së së bashku me komisionin qeveritar për persona të zhdukur dhe IML-në, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’ rast në fshatin Prekaz i Poshtëm, kanë gjetur mbetje eshtrave që dyshohet se janë të së paku tre personave, të cilët dyshohet se janë në listën e personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës së fundit në vitin 1999”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje raportohe se njësitet e angazhuara janë në proces të kryerjes së veprimeve të nevojshme.

Të ngjashme