Policia jep detaje për gruan që ra nga “Ura e Moglicës”

Prishtinë | 22 Mar 2026 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga “Ura e Moglicës”, në Gjakovë dhe e njëjta ka humbur jetën.

Viktima kishte rënë në ujë nga një urë ku e njëjta ishte tërhequr nga uji nga një qytetar kalimtar rasti.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga stafi mjekësor i është dhënë ndihma e parë viktimës dhe më pas është dërguar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm. Sipas stafit mjekësor viktimës i është keqësuar gjendja dhe e njëjta kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme