Policia jep detaje për kërcënimin me bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti “Adem Jashari”

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas kërcënimit për bombë.

“Për shkak të një kanosje me mjet shpërthyes mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kërcënimit me bombë nga hapësirat e aerportit janë evakuuar pasagjerët dhe personeli.

Po ashtu, zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, ka thënë se të gjitha ekipet emergjente janë duke kryer punën e tyre.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.

Të ngjashme