Personi që gjuajti me kallashnikov në drejtim të dy personave gjatë ditës në qendër të Podujevës një ditë më parë, tashmë është në mbajtje.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa nga perdhat janë dëmtuar dy vetura.
Kurse nga i dyshuari është konfiskuar një kallashnikov me një karikatorë me 15 copë fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, por nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.