Policia jep detaje për nxënësin që rrahu administruesin në shkollën në Lipjan

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Një nxënës dhe një administrues kanë pësuar lëndime trupore sot në Lipjan, pas një zënke që patën gjatë procesit të testit të Maturës Shtetërore, shkruan Gazeta Metro.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Metro se dy personat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga policia.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për sulm fizik në një shkollë në Lipjan. Në rast kanë qenë të përfshirë dy persona, të cilët kanë marrë lëndime trupore. Rasti është iniciuar në stacionin policor të Lipjanit dhe po trajtohet nga njësitë kompetente”, ka thënë ajo.

Ndryshe, faza e dytë e Testit të Maturës ka filluar dje në disa komuna të Kosovës, e edhe kësaj here, kanë ndodhur disa parregullsi.

Sipas njoftimeve që janë bërë, rreth 24 nxënës janë përjashtuar plotësisht nga provimi, pasi që janë zënë duke kopjuar.

Të ngjashme