Një person është plagosur para pak minutash në sheshin e Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Edit Durham”.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”, një person goditet me thikë dhe i njëjti pëson lëndime në pjesën e dorës dhe të këmbës.
I njëjti më pas ndihmohet nga disa kalimtarë të rastit.
Lidhur me rastin, Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një të ri të moshës 25 vjeçare.
I njëjti sipas policisë është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Edit Durham” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Reporteri.net.