Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Vushtrri

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Të dielën rreth orës 14:00 në Vushtrri është plagosur një person me armë zjarri.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Policia lidhur me rastin ka arritur t’i arrestoj dy persona.

“Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, një person është plagosur, ndërsa janë arrestuar dy të dyshuar të cilët janë ndaluar për 48 orë”.

Zahiti shtoi se janë konfiskuar një armë pistoletë dhe dy gëzhoja.

Të ngjashme