Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e Vali Corleone.
Në raportin e Policisë thuhet se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së.