Policia jep detaje për protestën kundër ngritjes së çmimit të energjisë: Morën pjesë 200 protestues

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me mbarëvajtjen e protestës së djeshme, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas raportit të PK-së, protesta zgjatë rreth gjysmë ore dhe në të morën pjesë rreth 200 protestues.

“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 26.01.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme”, thuhet në raport.

Po ashtu, siç njofton policia, protesta ka kaluar pa asnjë incident.

“Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, thuhet në raport.

Të ngjashme