Policia jep detaje për punëtorin që u lëndua në Pejë

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 13:30, një person duke punuar në objektin e Shkollës së Mesme të Artit “Odhise Paskali” në Pejë, ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për informim, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 13:30 ne e kemi pranuar një informacion se në objektin e shkollës së Mesme të Artit ‘Odhise Paskali’, një punëtor që ka qenë duke punuar aty është lënduar nga një dalje e vrullshme e ajrit nga një gyp, të njëjtit i është dhënë ndihma”.

“Sipas informatave të para, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Inspektorati i Punës”.

Të ngjashme