Një vajzë ka hypur në katin e fundit të një hoteli në kryeqytet dhe ka kërcënuar se do të hidhet. Por, Policia e Kosovës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e ka parandaluar.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se vajzës janë duke iu bërë të gjitha kontrollet mjekësore.
“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit.
Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”, ka thënë Ahmeti.