Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë të enjten mbrëma

Prishtinë | 14 Qer 2024 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Policia ka treguar se çka ka gjetur në shtëpinë e të dyshuarit që shtiu me armë mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

I dyshuari gjendet në kërkim policor.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme