Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë.
Sipas policisë i njëjti është gjetur i vdekur në fshatin Doblibare në Gjakovë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00. Është raportuar se me 20.04.2021 është gjetur në një fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.