Policia jep detaje për vdekjen e një të burgosuri në Dubravë

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me vdekjen e një të burgosuri gjatë kohës sa po transferohej nga Spitali i Gjilanit në Qendrën korrektuese Dubravë.

Sipas policisë, ai ka vdekur në QKMF-në në Istog.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“QKMF Istog  29.10.2024 – 19:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjatë transportit nga Spitali i Gjilanit në Qendrën korrektuese Dubravë, i është keqësuar gjendja dhe i njëjti ka vdekur në QKMF Istog. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme