Shefi i njësitit të trafikut rrugor të Gjakovës, Albin Sahatçija, e ka konfirmuar që mbrëmë ka ndërruar jetë një doktor kosovarë nga vetaksidenti që ndodhi në Balincë të Malishevës.
“Persona të tjerë të lënduar nuk pati, pasi ishte vetëm ai në veturë. Nga plagët e marra ai ndërroi jetë. Këtë e konfirmuan mjekët nga Malisheva”.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë hetuesit policorë dhe në bashkëpunim me prokurorin janë duke u marrë me rastin”.
“Viktima u aksidentua në një mur të shitores ku gjatë një kthese e humbi kontrollin”, ka thënë Sahatçia për klankosova.tv.
Ndërsa media kosovare Indeksonline me anë të burimeve të veta ka mësuar se doktori në fjalë ishte Gjon Gjidoda, doktor në qytetin e Klinës, ai ishte i moshës 40 vjeçare.