Policia e Kosovës në raportin e saj ka regjistruar vrasjen në Rahovec dhe vetëvrasjen në Malishevë.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar me një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar, është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur një pistoletë me një gëzhojë dhe pesë copë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.