Policia jep detaje për vrasjen e 23 vjeçarit në Prizren

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga vrasja e djeshme në Prizren. Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë një sulm më thikë.

Derisa ai ka qenë në motoçikletë një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe me thikë e kanë sulmuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit të Policisë, raportohet se dy persona, (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar , ku njëri nga ta e kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën.

Sipas raportit, viktima është dërguar në spitalin rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që të bëhet konfiskimi i veturës së të dyshuarve.

Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

VRASJE

Prizren 01.05.2020-14:30. Raportohet se dy persona meshkuj kosovarë (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta e kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën. Viktima është dërguar në spitalin rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që të bëhet konfiskimi i veturës së të dyshuarve. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme