Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh të saj ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Peran të Podujevës. Babai N.Ismajli dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij E.Ismajli.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, teksa njoftohet për arrestimin e të dyshuarit dhe dërgimin e tij në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË /Fsh. Peran, Podujevë 13.06.2022-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.