Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në mbrëmje, në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë, ka konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se i dyshuari është K.H., dhe se policia është në kërkim të tij.
Ahmeti ka deklaruar se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Rreth ores 20:30 , ne rrugen perandori justinian ne Prishtine eshte plagosur me arme zjarri nje person mashkull K.H. i njejti eshte derguar per tretman mjekesor ne QKUK. Aktualisht jemi ne kerkim te personit te dyshuar i cili eshte identifikuar nga policia”, ka sqaruar ajo.