Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes tragjike të dy konduktorëve të Sharr Travelit.
“Raportohet se dy viktimat meshkuj K-Shqiptar (punëtor të një kompanie) në urën me nr. 11 në autostradë kanë zbrit nga autobusi dhe duke kaluar këmbë nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rënë në humnere ku si pasoj kanë vdekur në vendë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar shoferë të njëjtës kompani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.