Policia e Kosovës po e heton rastin e sulmit ndaj gruas rome, që ndodhi sot pasdite në Lipjan, ka konfirmuar për KTV-në, zëdhënësja Flora Ahmeti.
Z. S. u sulmua nga një grup fëmijësh pasi që gjatë ditës në rrjete sociale u përhapën dezinformata, se ajo rrëmbente fëmijë.
Lexo edhe: Policia mohon se gruaja rome ka kryer vepra penale, fotografinë e saj e shpërndanë për tallje disa të rinj
Më herët gjatë ditës, Policia i kishte konfirmuar se personi në fjalë nuk dyshohej për asnjë vepër kriminale.
E riatdhesuar nga Belgjika, gruaja rome ishte parë brenda pak kohësh në disa qytete të Kosovës, dhe ishte fotografuar e tallur nga të rinj në grupe të ndryshme online.