Çdokush që mund të bie ndesh me rregullat në komunikacion e që për këtë mund të gjobitet nga policia e Kosovës do të mund t`i paguajë gjobat e trafikut nëpër secilin stacion policor të Kosovës
Krejt kjo për shkak se policia e Kosovës dhe drejtues të Postës kanë arritur një marrëveshje që nëpër secilin stacion policor të vendosen POS-et në objekte policore për pagesat e gjobave për kundërvajtjes.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj priti sot në takim kryeshefin ekzekutiv të PTK-së z. Shefqet Avdija, me ç ‘rast nënshkruan edhe marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Postës së Kosovës, për vendosjen e POS-ve në objekte policore për pagesat e gjobave për kundërvajtjes”.