Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi, raporton Ekonomia Online.
Policia bën të ditur se i dyshuari kërkohet për veprat “Ngacmim dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në njoftimin e policisë.