Sekrori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi, raporton Ekonomia Online.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast vjedhjeve. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.