Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi për rrahje në Ferizaj

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se rasti ka të bëjë me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 10.12.2025, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të qendrës tregtare The Village – Shopping & Fun në Ferizaj.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast. Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes: Numrit emergjent 192”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme