Policia e Kosovës i ka kërkuar mbështetje EULEX-it për ruajtjen dhe transferimin e ish-oficerit serb, Dejan Panqit, pas ndryshimit të masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në një përgjigje për Klan Kosova ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar kërkesën.
“EULEX-i ka pranuar kërkesë për mbështetje nga Policia e Kosovës dhe është duke e shqyrtuar kërkesën”, thuhet në përgjigjen e tyre për Klan Kosova.
Kujtojmë se ish-oficerit i arrestuar, Dejan Pantiq, u ndal në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat për përfshirje kur në objektin e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, u hodhën shok-bomba.