Policia kërkon ndihmë në kapjen e personave të dyshuar për vjedhje të identitetit

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e Prishtinës ka njoftuar se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, shkruan Policia.

Të ngjashme