Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një gruaje

Prishtinë | 08 Gus 2024 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe lokalizimin e një gruaje.

Ajo dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Personi kërkohen, për veprën penale “Lëndim i letë trupor ” e cila ka ndodhe me 03.08.2024 në rrugën “Adem Jashari ” në Prizren.”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Të ngjashme