Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje

Prishtinë | 26 Qer 2025 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foton e të njëjtit.

“Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, në të cilën janë bashkëngjitur edhe disa fotografi të të dyshuarit.

Korriku me temperatura ekstreme në Prishtinë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca bën thirrje për kujdes
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme