Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e reperit Noizy dhe B.B. për rrahjen në Pejë

Prishtinë | 05 Gus 2024 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar fotografitë e Rigels Rajkut (i njohur si Noizy) dhe Bahtjar Bajraktari dhe kërkon nga qytetarët të ndihmojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tyre

Ata kërkohen për veprën penale “Lёndim i rёndё trupor”, përkatësisht për rrahjen e para disa ditëve në një diskotekë në Pejë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 08 gusht 2024 – Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë:

  1. Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.
  2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:

“Lёndim i rёndё trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

Të ngjashme