Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

i dyshuar i cili po kërkohet nga Policia është: Luan Muhamet Lajqi i lindur më 29.11.1982, në Llukë-Deçan.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe “Vetë gjyqësi”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë thotë se, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme