Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka konfirmuar se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar pas aksidentit ndërmjet trenit dhe një veture.
Humb jetën njё (1) person, dhe lëndohen tre (3) tё tjerё si pasoje e aksidentit mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture
Pejë, 13 prill 2025Më datë 13 prill 2025 rreth orës 12:35, Policia është informuar se në fshatin Jagodё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё (1) person ka pësuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konfirmuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjёs dhe tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëri nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.