Një pjesëtar i policisë ka vdekur sot në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, pasi ka rënë në një bunar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit.Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima, 53 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar. Si vijimsi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha ai.
Borovci tutje shtoi se policia po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, përcjell Klankosova.tv.
“Megjithë dyshimet e ngitura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje. I njëjti ka qenë pjestar i Policisë së Kosovës”, tha tutje ai.